Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Devolli i publikoi i pari, por pastaj i fshiu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2022 | 23:56

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Devolli i publikoi i pari, por pastaj i fshiu

Klubi i Devolli, nëpërmjet faqes zyrtare, publikoi para FSHF-së, vendimet e Komisionit të Disiplinës, në lidhje me incidentin e ndodhur në ndeshjen ndaj Labërisë, por ky postim qëndroi vetëm disa minuta dhe më pas u fshi.

komisioni-disiplina-fshf

Padyshim që problematika më e madhe ka qenë incidenti i ndodhur në duelin mes Devollit dhe Labërisë. Në vendimet e publikuara, që më pas u fshinë nga Devolli, shikohet që Disiplina ka dënuar me 5 ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës klubin juglindor si dhe me një gjobë 200 mijë lekë. Ditën e enjte vendimet pritet të publikohen zyrtarisht edhe në faqen zyrtare të FSHF-së.

disiplina

FAKSIMILE E VENDIMEVE TË PUBLIKUARA NGA DEVOLLI, QË MË PAS U FSHINË

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"