Vendimet e FIFA-s/ Precedenti me Tiranën, si u dogjën bardheblutë tri vite më parë për 5 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 10:55

Vendimet e FIFA-s/ Precedenti me Tiranën, si u dogjën bardheblutë tri vite më parë për 5 mijë euro

Në janar të vitit 2017 Tirana u bë klubi i parë shqiptar që i bllokohej një sesion i merkatos nga FIFA për shkak të mosshlyerjes së një borxhi. Bardheblutë u dënuan për shkak të ishmbrojtësit bullgar, Martin Kavdanski, të afruar në verën e 2015-ës. 

FIFA-TIRANA

Ky i fundit kishte fituar gjyqin me Tiranën në FIFA. Vetë klubi bardheblu, me një komunikatë zyrtare sqaronte se dënimi është dhënë për vonesën disaditore në shlyerjen e një borxhi.

Kësisoj, Tirana mbeti pa merkato në janar të vitit 2017 dhe zbriti më pas nga kategoria për herë të parë. Vonesa e likuidimit me vetëm një ditë nga afati i vendosur bëri që Tirana të digjej për një shifër qesharake prej 5 mijë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"