Vendimet e Disiplinës/ Partizani dhe Skënderbeu ia hedhin paq, dënim i ashpër për Pogradecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2017 | 21:58

Vendimet e Disiplinës/ Partizani dhe Skënderbeu ia hedhin paq, dënim i ashpër për Pogradecin

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike vendimet e Komisionit të Disiplinës në lidhje me sjelljet e gabuara të tifozëve. Skënderbeu dhe Partizani ia hedhin paq me një gjobë 200 mijë (të reja), ndërsa Pogradeci dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë dhe gjobë 100 mijë (të reja) për sende të hedhura në fushë.

26_shtator_jfshf

VENDIMET

  1. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës, në bazë të Nenit 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 200,000 (dyqind mije) Leke dhe në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljes të përshkallëzohen dënimet disiplinore.
  2. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200,000 (dyqind mije) Leke dhe në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljes të përshkallëzohen dënimet disiplinore.
  3. K.F Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3b) të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) leke dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 136/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. K.F Naftëtari, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur kore ofenduese, do të përshkallëzohen masat disiplinore.
  5. F.K. Tomorri, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur kore ofenduese, do të përshkallëzohen masat disiplinore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"