Vendimet e Disiplinës/ Nuk respektoi ceremoninë e Kupës, FSHF gjobit Tiranën dhe tre lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 9:52

Vendimet e Disiplinës/ Nuk respektoi ceremoninë e Kupës, FSHF gjobit Tiranën dhe tre lojtarë

FSHF-ja ka penalizuar klubin e Tiranës dhe 3 lojtarët bardheblu me 80 mijë lekë të reja gjobë.
foto tirana para finales
Në vendimet e fundit të publikuara nga Komisioni i Disiplinës, 25-herë kampionët e Shqipërisë janë gjobitur me 50 miljë të reja për mosrespektimin e ceremonisë së dhënies së medaljeve dhe ngritjes së Kupës së Shqipërisë në datën 2 gusht.

Përveç klubit, FSHF-ja ka gjobitur me 10 mijë lekë të reja secilinin prej 3 lojtarëve të Tiranës Majkëll Ngo, Erando Karabeci dhe Ismael Dunga.

Penalizime kanë marrë futbollistët Vesel Limaj (Kukësi) dhe Klaus Alinani (Luftëtari) si dhe zyrtari i Bylisit Gazmend Hoxhaj. Ata janë dënuar me 2 ndeshje pezullim për sjellje antisportive në ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë Superiore.

Vendimet e Disiplinës

1. Lojtari i KF Luftëtari, Klaus Alinani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
2. Lojtari i FK Kukësi, Vesel Limaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Zyrtari i KF Bylis, Gazmend Hoxhaj, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. SHS Albpetrol, për tentativë të braktisjes të ndeshjes Play-Off kundër Maliqi, në bazë të Neneve 8, 10/c dhe 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/b të KDS gjoba të aplikohet në masën 20%.
5. Lojtari i SHS Albpetrol, Xhonosan Asimetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6. KF Tirana, për mosrespektim të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke shkelur parimet fair-play, në bazë të Neneve 10/c, 114/2 të KDS dhe Nenit 10/d të Statutit të FSHF, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
7. Lojtari i KF Tirana, Michael Ayodeji Ngoo, për mosrespektim të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke shkelur parimet fair-play, në bazë të Neneve 11/1/c dhe 114/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë.
8. Lojtari i KF Tirana, Ismael Salim Dunga, për mosrespektim të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke shkelur parimet fair-play, në bazë të Neneve 11/1/c dhe 114/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë.
9. Lojtari i KF Tirana, Erando Karabeci, për mosrespektim të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke shkelur parimet fair-play, në bazë të Neneve 11/1/c dhe 114/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë.
10. FC Kinostudio U17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/e) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.
11. Lojtari i FC Kinostudio U17, Akil Martincanaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
12. Lojtari i FC Kinostudio U17, Ergest Kryeziu, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
13. Lojtari i FC Kinostudio U17, Rinaldo Caushllari, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
14. Lojtari i A.F.DEAN U-17, Stiven Shuli, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
15. Lojtari i A.F.DEAN U-17, Marvi Elezi, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
16. Lojtari i A.F.DEAN U-17, Florenc Haka, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"