VENDIMET/ Disiplina “burgos” Goxhajn, dënimit s’i shpëton as Kapllanaj, Tiranës i dërgohen 2 fatura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2020 | 0:32

VENDIMET/ Disiplina “burgos” Goxhajn, dënimit s’i shpëton as Kapllanaj, Tiranës i dërgohen 2 fatura

Komisioni i Disiplinës vendosi në mbledhjen e sotme të pezullojë me 8 ndeshje futbollistin e Bylisit Jurgen Goxhën për sjellje antisportive kundër arbitrit Orlando Kuka në sfidën me Vllazninë e përfunduar 2-2. Qendërmbrojtësi i ekipit ballshiot tentoi t’i jepte fanelën e tij Kukës në shenjë proteste për anullimin e penalltisë në favor të Bylisit në minutat e fundit të takimit. 

goxhaj

Në vendimin e publikuar së fundmi, zbardhet se dhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj është pezulluar me 2 takime për gjuhë antisporitve të përdorur pas takimit Bylis-Vllaznia 2-2. Pas takimit me Vllazninë, Kapllanaj akuzoi delegatin e takimit Bujar Pregja se anulloi penalltinë e ballshiotëve me pamje nga telefoni i tij.

kapllanaj

Jo vetëm kaq, por klubi ballshiot penalizohet dhe në aspektin financiar duke u gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve të vet në stadiumin “Adush Muça” për sfidën e fundit në kampionat kundër Vllaznisë.

bylis

Pa ndëshkim nuk ka shpëtuar as Tirana, e cila është gjobitur me 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve. Përveç gjobës për sjelljen e pahijshme të disa prej tifozëve të në sfidën me Teutën, e fituar 2-1 nga bardheblutë, Tirana duhet të paguajë dhe dëmet materiale të shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda harkut kohor të  15 ditëve.

Tirana goli

Komisioni i Disiplinës paralajmëron zyrtarin e Flamurtarit Dritan Resuli se në rast përsëritje të thyerjes së Kodit të Disiplinës do të penalizohet.

Skuadra e Kategorisë së Parë Devolli detyrohet të zhvillojë 4 ndeshje në stadiumin e tij pa tifozë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve të vet në ndeshjen e fundit kundër Turbinës, e fituar nga vendasit me rezultatin 2-1.

Më poshtë ju njohim me vendimet e plota të mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës:

  1. KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke.
  2. KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.
  3. KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.
  4. Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
  5. Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  7. KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  8. KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.
  9. Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  10. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.
  11. Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

disiplina
PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"