“Vendim i vështirë kalimi tek Çelsi”, Verner: Fola edhe me Liverpulin, Lampard më dërgonte video…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 17:24

“Vendim i vështirë kalimi tek Çelsi”, Verner: Fola edhe me Liverpulin, Lampard më dërgonte video…

Lojtari më i ri i Çelsit, Timo Verner ka zbuluar se ka pasur edhe oferta të tjera por zgjodhi londinezët pasi e bindi Frenk Lampard. Sulmuesi u transferua nga Lajpcig tek Çelsi për 52 milionë euro.

Verner

“Kur vendosa të largohesha nga Lajpcig fola përveç Çelsit edhe me shumë klube të tjera. Sigurisht kishte klube të mira siç është Liverpuli që ka një ekip mjaft të mirë. Ndoshta mund të përshtatesha në klube të tjera por në fund zgjodha Çelsin dhe ishte vendimi më i mirë. Jo vetëm nga stili i lojës që luajnë por edhe nga ajo çfarë më treguan. Ishte një vendim i vështirë, por jam i lumtur dhe i emocionuar për këtë vendim. Ishte një kohë e çuditshme. Nuk mund të takohesha me trajnerin për shkak të virusit.

Por Lampard më ka folur shpesh. Më ka telefonuar dhe më ka shkruar vazhdimisht. Lampard madje më dërgonte edhe video ku më shpjegonte se në cilin pozicion në fushë donte të më aktivizonte. Kjo ndikoi shumë në vendimin tim”, ka thënë Verner në konferencë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"