Vendim i papritur i Rusisë, tërheq ankimimin në KAS për FIFA-n dhe tani i mban shpresat te… Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2022 | 0:05

Vendim i papritur i Rusisë, tërheq ankimimin në KAS për FIFA-n dhe tani i mban shpresat te… Shqipëria

Federata Ruse e Futbollit ka vendosur që të tërheqë ankimimin në KAS kundër FIFA-s rreth vendimit të kësaj të fundit për të përjashtuar përfaqësuesen e saj nga play-off për pjesëmarrjen në Katar 2022 duke hequr dorë përfundimisht nga Botërori.

putin infantino

Federata Ruse kishte apeluar të gjitha vendimet që ishin marrë kundër përfaqësueses së saj dhe klubeve për pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare, duke kërkuar fillimisht nga KAS i Lozanës pezullimin e këtyre dënimeve, e më pas edhe anulimin e plotë. Por ndërsa KAS i mohoi pezullimin, mbeteshin apelimet për kërkesën e anulimit të këtyre masave disiplinore që përjashtonin fillimisht Rusinë nga ndeshjet play-off të marsit, si dhe Spartak Moskën nga Liga e Europës.

KAS i Lozanës ka bërë të ditur se pala ruse kishte tërhequr apelimin e saj ndaj FIFA-s më datë 30 mars, duke qenë ndoshta e sigurt se nuk kishte kthim mbrapa sa i përkiste play-off të Botërorit. Por ndërkohë mbeten në fuqi ankimimet për vendimet e UEFA-s në vijim, duke lënë të kuptohet se shpreson që të kthehet në aktivitetet ndërkombëtare që në muajin qershor kur ndeshja e parë e kombëtares së saj është me Shqipërinë në Ligën e Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"