Vendim i papritur i luftëtarit të njohur të UFC-së, përgatit kalimin surprizë në WWE

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 12:40

Vendim i papritur i luftëtarit të njohur të UFC-së, përgatit kalimin surprizë në WWE

Në eventin UFC-279, Nate Diaz zhvilloi ndeshjen e tij në fundit në kafaz, ndërsa tashmë veterani i arteve marciale mikse po bëhet gati për një tjetër eksperiencë, teksa pritet të kalojë në WWE (World Wrestling Entertainment).

diaz

Fotoja e postuar së fundi në rrjetet sociale me disa nga drejtuesit e këtij sporti, ka shtuar zërat për kalimin e amerikanit në WWE, një sport që do ta ndihmonte edhe financiarisht Diazin, i cili shpeshherë ka shprehur pakënaqësi nga pagesat e UFC-së.

37-vjeçari ka takuar drejtuesit e WWE, të cilët duket se e mirëpresin luftëtarin, që është një personazh i dashur nga amerikanët. Në planet e Diazit është edhe një sfidë boksi me Jake Paul, një nga personazhet e famshme të rrjeteve sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"