Vendim historik kundër huliganëve serbë, Partizani i Beogradit tërhiqet nga play-off i kampionatit të basketbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 0:05

Vendim historik kundër huliganëve serbë, Partizani i Beogradit tërhiqet nga play-off i kampionatit të basketbollit

Partizani i Beogradit ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga ndeshjet play-off të kampionatit të basketbollit në Serbi. Klubi ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se shpreson që ky vendim të nisë një ndryshim radikal në basketbollin e këtij vendi, të njollosur nga huliganizmat dhe ngjarjet e turpshme të mbështetësve të skuadrave kryesore.

365

Në finalen e Kupës ABA, ndaj Crvena Zvezda, tifozët e dy skuadrave nuk reshtën së hedhuri sende në terrenin e lojës ndërsa kishte edhe ngjarje të dhunshme ne tribuna duke shëmtuar sfidat. Ndaj Partizani i Beogradit ka ndërmarrë këtë masë që duket qartësisht se ka një qëllim. “Mundësia për të përjashtuar huliganët nga basketbolli ynë”, titullohej letra që shpjegonte këtë vendim.

“Ngjarjet në finale vunë në rrezik sigurinë e lojtarëve dhe të trajnerëve, mbylljen e pjesshme apo të plotë të pallatit të sportit, gjoba të shumta dhe një turp të madh për basketbollin serb para të gjithë botës. Kritikat që bëmë nuk ishin të mjaftueshme”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e këtij vendimi drastik që mori klubi. “Klubi nuk dëshiron të bëhet pjesë e festimeve të huliganëve, qofshin ato mbështetës të Partizanit apo të Crvena Zvezdës. Kemi dyshime që një tjetër finale mes dy klubeve do të ishte një arenë për ata që po shkatërrojnë sportin tonë”, shkruhej në komunikatën e këtij vendimi historik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"