Vendim befasues/ Asnjë nuk është i paprekshëm, Reali i nxjerr të gjithë lojtarët në shitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 15:44

Vendim befasues/ Asnjë nuk është i paprekshëm, Reali i nxjerr të gjithë lojtarët në shitje

Reali i Madridit ka nxjerrë të gjithë skuadrën në shitje. Kriza ekonomike ka bërë që Florentino Perez dhe të besuarit e tij të bëjnë këtë lëvizje të papritur. Lajmin e bën të ditur “El Transitor” në “Onda Cero”. Emisioni shpjegoi se klubi “galaktik” është i hapur për të dëgjuar oferta për të gjithë futbollistët që kanë nën kontratë. Numri një i skuadrës e ka pranuar disa muaj më parë se është koha për ndryshime të mëdha dhe për këtë arsye nuk kursen asnjë nga futbollistët.

REAL MADRID

Të gjithë janë në merkato dhe skuadrat e interesuara mund të bëjnë oferta për ta. Madrilenët janë duke u konfirmuar një klub që shesin dhe diçka e tillë u tregua nga largimi i Serxho Ramosit dhe Varanit. Ata kanë qenë për 10 vite shtylla kryesore e ekipit, por nga ky sezon nuk do të jenë më.

Objektivi i madh i Realit të Madridit është Kilië Mbape dhe për ta marrë në kryeqytetin spanjoll yllin francez, duhen bërë sakrifica të mëdha.

Të gjitha lëvizjet që do të bëhen janë të gjitha për transferimin e shekullit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë drejtuesit e PSG-së me lojtarin francez. David Alaba është lojtari i vetëm që u transferua këtë verë dhe erdhi falas nga Bajerni i Mynihut.

Për momentin nuk duket se do të vijnë lojtarë të tjerë në kampin madrilen, por nuk përjashtohet mundësia që të largohen shumë të tjerë.

Sigurisht që ka një grup futbollistësh që janë më të rrezikuarit dhe që do të largohen më lehtësisht sesa të tjerët. Befasia është me Odegardin, mesfushori i cili u rikthye për të luajtur dhe për të qëndruar nën urdhrat e trajnerit Ançeloti. Gjithashtu, po kërkohen skuadra edhe për lojtarë të tjerë si Mariano Diaz, Vajeho, Kubo dhe Dani Sebajos.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"