“Vëndi vakant”, Besnik Hasi gjithnjë kandidat për stolin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 13:20

“Vëndi vakant”, Besnik Hasi gjithnjë kandidat për stolin e Kombëtares

Duka ka vendosur të heqë dorë nga eksperimentet, si ai me Panuçin. Jo më vetëm emra të mëdhenj të futbollit, por do të kërkohet një profil trajneri me staturë të rëndësishme që të mund të garantojë se di të ndërtojë skuadër. Shembulli i De Biazit ishte i duhuri dhe në gjurmët e tij do të ecet edhe në vazhdim.

BesnikHasi422

Fraza e lakuar nga presidenti Armand Duka hap një mundësi për trajnerët shqiptarë që të mund të tentojnë edhe drejtimin e Kombëtares. Gjë e cila nuk ndodh prej 17 vitesh.

hasi-780x439

I pari në listën e emrave që lakohet gjithnjë në sferën e trajnerëve shqiptarë është ai i Besnik Hasit. Karriera e nisur me sukses dhe staturë pozitive në Belgjikë, e ngre figurën e trajnerit gjakovar mes atyre me më shumë kredenciale. Sa herë të ketë një vend vakant në Kombëtare, Hasi është kandidat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"