Vendi i tretë në turneun e Kroacisë, Shqipëria U-16 fiton me penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2019 | 12:29

Vendi i tretë në turneun e Kroacisë, Shqipëria U-16 fiton me penallti

Kombëtarja U-16, e drejtuar nga trajneri Elvis Sula, ka zënë vendin e tretë në turnen “Etlinger 2019”, i cili u zhvillua në Kroaci.

u 16

Kuqezinjtë kanë mundur me penallti Kroacinë, në ndeshjen që u luajt sot, në orën 9:30.

Koha e rregullt u mbyll në një barazim 1-1. Goli i vetëm u shënua nga Toma, në minutën e 48-të të takimit.

Gjatë penalltive Shqipëria ishte e saktë dhe ka dalë triumfuese nga “ruleta ruse” me rezultatin 5-4.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"