Vendi i organizimit dhe lista e delegatëve që s’u publikua kurrë/ Problematikat e Asamblesë të Përgjithshme, ja çfarë nuk shkoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 21:17

Vendi i organizimit dhe lista e delegatëve që s’u publikua kurrë/ Problematikat e Asamblesë të Përgjithshme, ja çfarë nuk shkoi

Në Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë u mbajt asambleja e përgjithshme, ku në pikat e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit, nxjerrja e delegatëve me të drejtë vote në asamblenë zgjedhore etj.

Shoqata

“Panorama Sport” po ju liston ato pika që nuk shkojnë nga zhvillimi i kësaj asambleje, duke e bërë të kontestueshme në maksimum, plot tension dhe braktisje të një pjese të anëtarëve të shoqatës.

* Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë nuk ka një staf të vetin, organizohet nga stafi i FSHF-së, kur presupozohet të jetë komplet e pavarur.

* Shoqata e Futbollit Tiranë mblidhet në ambientet e FSHFsë. A nuk ka ambientet e veta në kryeqytet kjo shoqatë?

* Nuk u publikua kurrë lista e plotë e delegatëve që do të merrnin pjesë në këtë asamble, madje edhe një prej kandidatëve për kryetar nuk e dinte se sa anëtarë kishte shoqata.

* Gazeta “Panorama Sport” mëson se janë shtuar tri ditë para emrat e delegatëve në shoqatat anëtare, duke e çuar numrin nga 41 në 65 delegatë.

* Mes delegatëve me të drejtë vote që u nxorën dje për të përfaqësuar këtë shoqatë dhe futbollin amator në asamblenë zgjedhore më 2 mars 2022, është edhe Arbër Laçi, i cili ka një post te një klub i futbollit profesionit, si Dinamoja, dhe nuk mund të përfaqësojë futbollin amator nëpërmjet shoqatës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"