Vëllezërit Kame për sulmin e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2014 | 13:15

Vëllezërit Kame për sulmin e Dinamos

Vellezerit KameVendet vakante te Dinamo janë të pakta për sa i përket formacionit, e po ashtu edhe stolit. Pozicionet që kërkojnë përforcime janë porta dhe sulmi, ndërsa gjithçka duket se do të shkojë drejt normalizimit. Ndër të tjera, në grup mbizotëron fryma pozitive dhe bashkëpunimi, çka rrit optimizmin për ditët në vijim.
Vëllezërit – Është përfolur prej ditësh që Dinamos do t’i bashkëngjiteshin dy sulmues, ndërsa alternativat kanë qenë të shumta. Megjithatë, dje është zbardhur emri i parë dhe alternativa për emrin e dytë. Bëhet fjalë për binjakët korçarë, vëllezërit Kame. Dario dje është vënë nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti, ndërsa pranon se është në provë te Dinamo. I kontaktuar nga gazeta për këtë çështje, ai pohon: “Kam ardhur të gjej një vend titullari në këtë skuadër, sepse dua të luaj. Do të jap maksimumin tim të bind trajnerin dhe të jem i gatshëm për më tej. Për sa i përket dokumentacionit, kam marrë leje në klub që të largohem një vit në formë huazimi, kjo është situata”, thotë fillimisht sulmuesi. I pyetur për të vëllain, Marion, i cili gjithashtu luan në rolin e sulmuesit, ai thotë: “Mario është në kontakte me disa skuadra të Superiores, por më pranë qëndron Elbasani. Megjithatë, në ditët e ardhshme edhe ai mund të jetë pjesë e Dinamos. Presim që të zgjidhë situatën e tij dhe të bëjë zgjedhjen e duhur”, përfundon talenti 19- vjeçar, duke mos e mohuar afrimin e sulmuesit tjetër te blutë e kryeqytetit. Ndërkaq, Dinamo vijon të përgatitet në orar dhe temperatura të papërshtatshme, çka ndikon negativisht në të gjithë organizimin e ekipit për sezonin e ri. Megjithatë, stafi teknik nuk po bën ndërprerje të punës, por po mundohet të japë ngarkesën që përballojnë lojtarët. Ndërkaq, pritet që veç të afruarve, në fundjavë të ketë një listë me rreth 10 futbollistë që do të largohen.
ERJON HAMITAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"