“Vëllazërorja” e Kamzës në Maqedoni, braziliani Leilis i jep barazimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 11:46

“Vëllazërorja” e Kamzës në Maqedoni, braziliani Leilis i jep barazimin

Kamza ka barazuar në një miqësore të zhvilluar me një skuadër modeste pranë qytetit të Strugës. Këtë herë, përballë kamzalinjve ka qenë një ekip nga Kërçova, Vllaznimi.

kamza

Skuadra e drejtuar nga Ndreu ka përdorur edhe uniformën e dytë, të cilën do ta përdorë gjatë sezonit të ri futbollistik. Në këtë uniformë mbizotëron ngjyra portokalli, si në fanellë ashtu edhe në tutat dhe getat që do të përdoren nga futbollistët. Pritej që skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu të ishte edhe më superiore, por në fund rezultati ka qenë i barabartë.

asdasdadaadasdNdeshja është zhbllokuar në pjesën e parë nga skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës me një gjuajtje të fortë brenda zonës. Me gjithë rastet për shënim nga të dyja ekipet, vendasit kanë treguar se edhe pse një ekip jo shumë i madh, të mund të kishin mundësitë e tyre edhe për të dyfishuar. Për Kamzën, është dashur një goditje e mbrojtësit brazilian Leilis, i cili ka barazuar në minutën e 37-të. Një gol që ka mjaftuar për të vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi miqësor.

Kamza është duke vijuar planin stërvitor në fazën përgatitore, ku stafi teknik është duke punuar si në aspektin fizik me lojtarët, por edhe në lidhje me atë taktik, ku futbollistët e rinj po ambientohen me pjesën tjetër të skuadrës. Ndryshe nga sezonet e kaluara, Kamza po përforcohet me lojtarët të ardhur nga Superiorja dhe të huaj.

Më parë kjo skuadër pati afruar në skuadrën e parë edhe disa lojtarë të rritur në radhët e ekipeve zinxhir, të cilët u testuan dhe më pas ishte trajneri që dha miratimin përfundimtar për përfshirjen ose jo të tyre në skuadrën e parë. Megjithatë, krahas përgatitjeve në fushë me organikën aktuale, klubi mbetet ende aktiv edhe në merkaton e verës për të forcuar sa më shumë grupin aktual që synon të mbijetojë në Superiore.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"