Vëllai kritikon publikisht Ilda Bejlerin: Është e bukur, i merr gjërat lehtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 21:17

Vëllai kritikon publikisht Ilda Bejlerin: Është e bukur, i merr gjërat lehtë (VIDEO)

Duartrokitjet e zjarrta konfirmuan mallin e publikut shqiptar për një brez të talentuar balerinësh, të cilët u rikthyen në atdhe pas një eksperience fantastike nëpër skenat më të famshme të Europës. Bledi Bejleri, Edi Blloshmi, Leart Duraku, Dorian Grori, Hektor Budlla dhe Rezart Stafa janë 6 shokë fëmijërie, të cilët mbajnë lidhje të forta me njëri-tjetrin.

Por përpara shfaqjes gala në Pallatin e Kongreseve, të rinjtë balerinë që po shkëlqejnë nëpër botë dhanë nga një intervistë të shkurtër për “Jo vetëm modë”.

Bledi Bejleri ishte ai i cili përveç anës së tij profesionale, foli edhe për motrën e tij, moderatoren Ilda Bejleri.

“Bluzën që kam veshur ma ka dhuruar motra ime kur luante Shqipëria me Zvicrën për Kampionatin Europian, isha në stadium duke bërë tifozllëk. Kam shkuar direkt pas shfaqjes, kam marrë trenin dhe kam parë ndeshjen, isha shumë i lodhur, por tifozllëku më zgjoi. Unë kam qenë për 6 vite tek baleti i Romës, por kur pashë që në Itali filloi kriza u transferova në Gjermani. Ilda vjen shumë shpesh dhe më viziton, por edhe mami dhe babi vijnë shikojnë shfaqjet e mia. Pavarësisht futbollit, Ildës i pëlqen shumë baleti”, tha Bledi Bejleri.

I pyetur se si ndihet lidhur me komentet që bëhen për motrën e tij, Bejleri tha: “Unë jam artist dhe ne artistët kemi shumë kritika. Kritikat të ndihmojnë të ecësh përpara në jetë. Unë i bëj shumë kritika Ildës, por mami është ajo që na kritikon të dyve. Kritika që i bëj shpesh Ildës është që t’i marrë gjërat më seriozisht, sepse ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë dhe unë i them gjithnjë që t’i marrë gjërat seriozisht”./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"