“Vëllai i Ramës rrahu zëdhënësen e FSHF-së te Liqeni, i mori telefonin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2017 | 21:51

“Vëllai i Ramës rrahu zëdhënësen e FSHF-së te Liqeni, i mori telefonin”

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, hodhi akuza të rënda ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Jona Dervishi - Sali Berisha

Ai tha se ka prova që Olsi Rama ka kaluar kokainë me automjetin e tij në Shqipëri. Sipas tij, fotot janë edhe në Prokurori.

Gjithashtu Berisha deklaroi se vëllai i kryeministrit ka rrahur Jona Dervishin, zëdhënësen e Federatës Shqiptare të Futbollit, te Liqeni Artificial. Sipas tij, Olsi Rama e ka dhunuar keqas dhe i ka marrë me dhunë telefonin.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"