Vëllai i Mesit dënohet me 2 vite e gjysmë burg, por nuk do të kryejë asnjë ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 21:41

Vëllai i Mesit dënohet me 2 vite e gjysmë burg, por nuk do të kryejë asnjë ditë

Vëllai i “yllit” të Barcelonës Lionel Mesi, Matias Mesi është dënuar më 2 vite e gjysmë burg me vendim të gjykatës në Argjentinë për akuzën: “Armëmbajtje pa leje”. Por Matias nuk do të bëjë asnjë ditë burg pasi dënimi i tij është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit.

406027_TS_16-08-18_9843509486_

Vitin e kaluar Mesit i është sekuestruar dhe arma e tij. Puna e bërë nga avokatët e tij si dhe justifikimi se ai nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore kanë bërë që ky dënim të konvertohet në punë. Sipas asaj që thotë “La Capital” ishte një marrëveshje e vështirë por që u arrit midis prokurorëve dhe përfaqësuesve të Mesit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"