Veliu “nostalgjik”, kujton titullin e humbur në 2010: Sa herë luajmë ndaj Skënderbeut…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 18:35

Veliu “nostalgjik”, kujton titullin e humbur në 2010: Sa herë luajmë ndaj Skënderbeut…

Mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu, foli para ndeshjes mjaft të rëndësishme me Skënderbeun, në mikrofonin e “Supersport”, dhe komentoi situatën para ndeshjes, si dhe foli edhe për atë titull të humbur pikërisht ndaj korçarëve në vitin 2010.

veliu

TITULLI I HUMBUR NË 2010 – “Gjithmonë përpara ndeshjeve ndaj  Skënderbeut na kujtohet ai titull i humbur në 2010. Të gjithë e panë çfarë ndodhi, edhe në kemi fajin tonë, dhe nuk duhej ta kishim humbur, por ndaj Skënderbeut karikohemi.”

NDESHJA E SOTME – “Jemi në të njëjta pozita. Skënderbeu është kampion vitin e kaluar, nuk mund ta mundësh lehtë, pavarësisht firove nga sezoni i kaluar. Ne e kemi ruajtur një pjesë të grupit. Mendoj që do jetë ndeshje e luftuar dhe me shumë rivalitet.”

STADIUMI I MBUSHUR SOT – “Ne gjithmonë e kemi pasur përkrahjen e tifozëve. Kudo në futboll armë plus është dhe tifozeria, dhe sot stadiumi i mbushur shpresoj të na ndihmojë akoma më shumë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"