Veliu i Partizanit, replika me Idrizin: Ai më kërkoi te Flamurtari, ja biseda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2016 | 8:49

Veliu i Partizanit, replika me Idrizin: Ai më kërkoi te Flamurtari, ja biseda

Franc Veliu është për forcimi i fundit që ka bërë dje Partizani në repartin mbrojtës. Klubi e ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Veliun përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

veliu francMbrojtësi 27- vjeçar ka firmosur kontratë 6- mujore me të kuqtë, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm.

Veliu do t’i bashkohet sot skuadrës në stërvitje. Përpos mbrojtësit, në limite Partizani ka federuar edhe një sulmues argjentinas. Emri i lojtarit ka dalë në skenë dje për herë të parë, kështu që bie pista e afrimit të emrave të përfolur më parë, të cilët shikoheshin si bombat e merkatos. Federiko Nikolas Haberkorn pritet të jetë sulmuesi që do të përforcojë radhët e të kuqve.

Argjentinasi është 21 vjeç, 190 cm, dhe vjen nga Kategoria e Dytë e Meksikës. Haberkorn e ka nisur te skuadra e Velez Sarsfield për të vazhduar më pas te “Gimnasia Jujuy” në ligën e dytë dhe, së fundmi, ka qenë pjesë e skuadrës meksikane, Kafetaleros de Tapaçula.

Reagimi i Veliut

Mbrojtë- si vlonjat, i cili tashmë është pjesë e Partizanit, në një prononcim për “Panorama Sport” ka reaguar rreth deklaratës së fundit të administratorit të Flamurtarit, pasi ka qenë ai që i kërkoi rikthimin në Vlorë.

“Më ka telefonuar Sinan Idrizi që unë të kthehesha te Flamurtari. Pra, kërkesa ka qenë e Idrizit dhe jo e imja. Nëse unë doja të rikthehesha te Flamurtari e kisha bërë kërkesën që dy muaj përpara dhe jo tani në fund.

Pra, më ka dërguar Idrizi mesazh mua, jo unë atij dhe këto i kam të faktuara. Unë e falënderoj atë për interesimin, por për pjesën tjetër se nuk më dashkan futbollistët që unë të rikthehem, nuk do merrem.

Nuk bie në nivelin e askujt. Nuk ia vlen të merresh me të tjerët. Gjithsesi, po ju them disa detaje. Idrizi më mori në telefon dhe më kërkoi që të rikthehesha te Flamurtari. Për këtë më la një takim për të diskutuar. Jemi takuar bashkë para tri ditësh. Idrizi më tha se kishte dëshirë që unë të rikthehesha te Flamurtari.

E takova thjesht për kortezi, pasi unë e kisha mbyllur me Partizanin. Ai më tha se kishte dëshirë që unë të shkoja në Vlorë. E falënderoj edhe një herë dhe e theksoj se nuk bie në nivele të ulëta të ndonjërit në klub. Nuk i di kush i nxjerrë këto. Patjetër ndonjë që punon aty”, tha Veliu për “Panorama Sport”.

Përgatiti: ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"