Veliu: Gjyqtari fajtor te goli i pësuar, nuk është tragjedi të humbasësh ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 20:43

Veliu: Gjyqtari fajtor te goli i pësuar, nuk është tragjedi të humbasësh ndaj Skënderbeut

Në një lidhje direkt me emisionin “Gol pas Goli” mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu komentoi humbjen në Korçë që sipas tij dhemb mënyra sesi skuadra kuqezi e pësoi golin. Vlonjati i ve faj edhe gjyqtarit Koçi, pasi në rastin e golit, i cili erdhi nga faull, arbitri gaboi me vendimin e marrë.

Veliu

“Kjo humbje dhemb pak, ndeshja po shkonte drejt barazimit. Ne ishim të kënaqur edhe me barazimin. Edhe lojën e zhvilluam të tillë që të dilnim me një rezultat pozitiv.  Të dhemb mënyra sesi pësuam gol sesa humbja.”

Çfarë ndodhi te zona e Flamurtarit, në momentin e golit?

“Dua ta filloj që te faulli që u dha. Mendoj që  ishte i dyshimtë. Për mua nuk ka pasur asnjë lloj kontakti. Një top në shtyll të dytë, një top i goditur në Jashanica, topi përfundoi në shtyllë. Është kthyer përsëri në lojë dhe prapë kam dyshim që Xhejms në goditjen e parë ka qenë pozicion jashtëloje. Nuk e kam shumë të qartë që unë isha i vendosur para apo pas Xhejmsit.”

Një koment për gjykimin?

“Kur po flasim për një ndeshje të nivelit të tillë. Gabimet duhet të jenë shumë të vogla dhe të kushtojnë shumë në fund. Përderisa nuk ka qenë faull dhe ai gol erdhi si rrjedhojë i atij faulli erdhi dhe goli mendoj se ka një faj edhe arbitri. Gjithsesi ne do bëjmë të pamundurën për të qenë afër Skënderbeut. Mbi të gjitha për të qenë në zonën Evropiane.”

11 pikë janë shumë për ju?

“Të humbësh ndaj Skënderbeut nuk është tragjedi. As pak as shumë nuk janë 11 pikë. Mendoj që janë shumë ndeshje për mos e humbur shpresën.’’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"