Veliaj reagon pas audios së publikuar nga FSHF: U qëndroj një për një atyre që kam thënë, Federata të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 14:10

Veliaj reagon pas audios së publikuar nga FSHF: U qëndroj një për një atyre që kam thënë, Federata të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS

Pas audios se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë në mbledhjen e zhvilluar me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, ka reaguar menjëherë Veliaj për këtë çështje duke pohuar se i qëndron çdo fjale të deklaruar në atë audio dhe se Federata Shqiptare e Futbollit të mos ngatërrojë përkatësinë e tij në Partinë Socialiste në procesin zgjedhor të manipuluar nga Armand Duka.

veliaj-duka-433x300

Ja reagimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!

Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!

“Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.”

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Vazhdon beteja për Tiranën, FSHF akuzon kryebashkiakun për presion dhe ndërhyrje në votime

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"