Vecaj firmos me Laçin: Mbajta fjalën, pres një debutim special. Ja pse zgjodha kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 14:13

Vecaj firmos me Laçin: Mbajta fjalën, pres një debutim special. Ja pse zgjodha kurbinasit

Uendi Vecaj “zbarkon” në Laç. Tashmë është zyrtare, shkodrani do të jetë pjesë e kurbinasve. Gjatën paradites 22-vjeçari ka nisur stërvitjen nën urdhrat e Armando Cungut, ndërsa pasdite është prezantuar nga klubi si blerje e dytë për këtë merkato dimri. 

Vecaj

Gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me vetë lojtarin, i cili ka rrëfyer zgjedhjen e bërë.

“Kam folur vetëm me Laçin, fill pasi vendosa të largohesha nga Teuta. Ishte zgjedhja ime dhe kur dikujt i jap fjalën, nuk e thyej kurrë betimin. Mbyllëm marrëveshje dhe tashmë jam pjesë e bardhezinjve. Laçi është një klub shumë i mirorganizuar dhe jam i lumtur që iu bashkova. Të gjithë njerëzit këtu më pranuan në mënyrë perfektë që në momentin e parë, duke filluar nga presidenti, e për të kaluar te stafi teknik dhe lojtarët. Skuadra është shumë e mirë. Besoj se është zgjedhja më e mirë që kam bërë dhe shpresoj të shkoj gjithçka pozitivisht”.

“Megjithatë, kjo do të vërtetohet më mirë kur të zhvillohet kampionati duke parë ecurinë e tij. Synimet e mia janë të thjeshta. Të fokusohem për të dhënë më të mirën për ekipin dhe të harrojmë synimet që klubi, por nuk mund ta mohoj se në të ardhmen mendoj për një aventurë jashtë vendit. Si për ironi të fatit, të parën ndeshje me fanellën e bardhezinjve do ta luajë kundër Teutës që e largoi pak ditë më parë. “do të jetë një ndeshje me emocione, pasi përballë do të kem ekipin ku kalova dy vite të mrekullueshme. E megjithatë, profesioni ynë i ka edhe këto. E shkuara do të hidhet pas krahëve për 90 minuta dhe do të jap gjithçka për ta fituar dhe shijuar debutimin”, tha mes të tjerash, sulmuesi anësor.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"