Veç pankinës ndryshime edhe në organikë, Kamza ka gati projektin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 16:42

Veç pankinës ndryshime edhe në organikë, Kamza ka gati projektin e ri

Realizimi i objektivit sezonal do të shoqërohet me ndryshime të mëdha, jo vetëm në pankinë, por edhe organikë. Pritet që nga momenti në moment të zyrtarizohet trajneri i ri i bluve, pas shkëputjes së bashkëpunimit me Julian Ahmatajn.

kamza

“KF Kamza bënë të ditur akordin e arritur me një trajner të huaj. Emri do të bëhet publik gjatë orëve në vazhdim”, pati njoftuar mbrëmjen e së premtes në “Facebook” klubi kamzali. Në fakt, deri dje nuk ka pasur zhvillim për këtë çështje, por ndoshta do të ketë sot. Sakaq, drejtuesit do të kenë një verë “të nxehtë” për të ndërtuar projektin e së ardhmes. Pjesa dërrmuese e lojtarëve që mbyllën kampionatin janë pa kontrata, pasi u skadon në mbyllje të këtij muaji.

Në kësi kushtesh, klubit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të ulet dhe të nisë negociatat me ata që do të ketë në plan edhe për sezonin e ri. Do të ketë padyshim edhe afrime, megjithatë pa u zbuluar “timonieri” i ri i Kamzës, nuk mund të flitet për emra konkretë dhe aq më pak për negociata. Koha sido që të jetë premton, pasi gjasat janë që ekipi të nisë fazën përgatitore në fillim të korrikut, ashtu si pjesa dërrmuese e ekipeve që do të militojnë këtë vit në elitë.

A. Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"