Vdiq prej koronavirusit, Duka shpreh dhimbjen për vdekjen e ish-kampionit: Arriti në nivele të larta, kishte përkushtim dhe seriozitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 12:43

Vdiq prej koronavirusit, Duka shpreh dhimbjen për vdekjen e ish-kampionit: Arriti në nivele të larta, kishte përkushtim dhe seriozitet

Presidenti i FSHF-së Armand Duka shprehu dhimbjen për vdekjen e papritur të ish-kampionit të mundjes dhe ish-zyrtarit të Erzenit Shkëlqim Troplini ditën e djeshme
DUKA
Kreu i futbollit shqiptar çmoi kontributin e 55-vjeçarit në sportin shqiptar. Ai i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Shkëlqim Troplini vdiq dje prej koronavirusit. Ai u dërgua me urgjencë para dy ditësh në Spitalin e Durrësit pas përkeqësimit të shëndetit dhe u intubua, por fatkeqësisht, nuk mundi të shpëtonte.

Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka për vdekjen e Shkëlqim Troplinit

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të ish sportistit, trajnerit dhe mikut të mirë Shkëlqim Troplini. Në këtë çast të trishtuar, gjej rastin që të ngushëlloj familjen, miqtë dhe vecanërisht dy djemtë Rejnaldon dhe Euxhenjon (të dy lojtarë të Erzenit), për humbjen e njeriut të dashur.
Shkëlqim Troplini ka qenë një ndër kampionët e njohur në sportin e mundjes, duke arritur në nivele të larta deri në kampion kombëtar. Më pas kontributi i tij është shtrirë edhe në fushën e trajningut në futboll, ku për një periudhë të gjatë ka qenë edhe zv/trajner i Erzenit duke u shquar për përkushtimin dhe seriozitetin e tij. Për të gjithë sa ka bërë në fushën e sportit do të mbetet i paharruar.
I ndrittë shpirti në parajsë!

erzeni

Mes mundjes dhe futbollit, klubi i tronditur për vdekjen e ish-kampionit nga koronavirusi: Si natën e 26 nëntorit…

E DHIMBSHME/ U dërgua me urgjencë në spital, vdes nga koronavirusi ish-kampioni shqiptar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"