Vdiq prej koronavirusit, Duka mesazh për ndarjen nga jeta të legjendës së Besëlidhjes: Kontributi i tij i vazhdueshëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 14:16

Vdiq prej koronavirusit, Duka mesazh për ndarjen nga jeta të legjendës së Besëlidhjes: Kontributi i tij i vazhdueshëm…

Presidenti i FSHF-së Armand Duka shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit dhe ish-zyrtarit të Besëlidhjes dhe FSHF-së Nikolin Lorenci, i cili vdiq sot në moshën 70-vjeçare prej koronavirusit.
maxresdefault
Në një mesazh, Duka vlerësoi kontributin e Lorencit në fushë dhe jashtë saj.

Përveç karrierës si futbollist, trajner dhe drejtues klubi te Besëlidhja, Nikolin Lorenci ka shërbyer dhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në vitet ’90.

Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka për ndarjen nga jeta të Nikolin Lorencit

 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të njohur lezhjan, Nikolin Lorenci. Në mesazhin e publikuar në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë së futbollit vlerëson kontributin dhe arritjet e Lorencit si trajner, drejtues klubi, por edhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës ne mesin e viteve ‘ 90.

“Ndihem i pikëlluar nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të njohur lezhjan, Nikolin Lorenci. Dua të ngushëlloj familjen, miqtë dhe të afërmit e tij për humbjen e njeriut tyre të dashur.
Nikolin Lorenci ka dhënë një kontribut të madh për futbollin shqiptar ndër vite, fillimisht si futbollist i Besëlidhjes e më pas si trajner dhe në postin e drejtuesit të klubit. Gjithashtu, Lorenci ka dhënë ndihmen e tij për FSHF-në, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës ne mesin e viteve ‘ 90. Kontributi i vazhdueshëm për futbollin do ta bëjë emrin e tij të paharruar.
U prehtë në paqe!”

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"