Vdiq bashkë me të bijën, presidenti i NBA merr vendim për Kobi Brajant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 0:23

Vdiq bashkë me të bijën, presidenti i NBA merr vendim për Kobi Brajant

Ikona e sportit Kobi Brajant do të përfshihet në “Muzeun e historisë së NBA” ( NBA Hall of Fame).
brajant
Presidenti i kampionatit amerikan të basketbollit (NBA) Xherri Kolanxhelo deklaroi pas vdekjes së legjendës së basketbollit ditën e djeshme se Brajant e meriton të futet në “Muzeun e ikonave të basketbollit amerikan”.

“Kobi do të nderohet ashtu siç e meriton. Ai do të futet që në raundin e parë. Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time. Ai do të nderohet, do të futet në ‘Muzeun e më të mirëve të basketbollit ‘”, shpalli qëndrimin e tij Kolanxhelo.

SEO-image-NBA-logoman

Brajant humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme kur helikopteri që ai udhëtonte bashkë me 8 persona të tjerë humbi kontrollin dhe u përplas me tokën duke u marrë jetën të gjithë pjesëtarëve në bord. Fatkeqësisht, edhe vajza e tij 13-vjeçare Xhana vdiq në vend.

E gjithë bota u gjunjëzua pas përhapjes së lajmit të vdekjes së 41-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"