Vdekja tragjike e Kobi Brajant, ndërroi jetë ditën që iu thye rekordi i pikëve nga Lebron Xhejmsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 21:06

Vdekja tragjike e Kobi Brajant, ndërroi jetë ditën që iu thye rekordi i pikëve nga Lebron Xhejmsi

Ikona e basketbollit dhe sportit botëror Kobi Brajant ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në Kaliforni.

KOBI

Mediat amerikane shkruajnë se helikopteri me të cilin fluturonte ish-kampioni i Los Anxhelos Lejkërs është përplasur dhe ka marrë flakë. Të 5 personat në bord kanë humbur jetën.

Kobi Brajant ndërroi jetë në ditën që iu thye rekordi i pikëve nga basketbollisti Lebron Xhejms. Ai shënoi 29 pikë dhe arriti në 33.655 pikë, ndërkohë që rekordi i pikëve të Brajant ishte 33.643.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"