Vdekja e Vokrrit, Erion Braçe: Zot, more më të mirin për vete!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 22:31

Vdekja e Vokrrit, Erion Braçe: Zot, more më të mirin për vete!

Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht tifoz i zjarrtë i Partizanit, ka reaguar për vdekjen ditën e sotme të Fadil Vokrrit. Ndër të tjera, ai shkruan se pse Zoti, duhej të merrte më të mirin për vete. Më poshtë, reagimi i plotë i Braçes në Instagram.

vokrrii

Zot,
perseri more me te mirin per vete!
Eshte e padrejte keshtu!
Kur “kanoçet” kapnin “Jugosllavin” ketyre aneve, shekullin e shkuar,
FADIL VOKRRI hynte ne shtepi si shqiptari cudiberes ne nje bote tjeter;
Luante, mbiemri i tij njesohej me golin,
here fitues e here jo,
gjithnje ne “futbollin e huaj”,
derisa mberriti ne Vlore!
Ajo ne Vlore ishte dita ndryshe,
e nje shqiptari qe luante per “armikun”,
qe nuk duhet te fitonte e qe duhet te ishte i kenaqur me kete.

Ashtu ndodhi ne Vlore e ne Beograd!

Pastaj asgje, zero edhe pse ai shkoi te futbolli edhe me i madh i Fenerbahce.

Asgje,
deri diten e lirise, kur ai dhe jo vetem,
vendosi tw rigjeje e rilinde futbollin ne Kosoven e re.

Per Kosoven, por edhe per Shqiperine!
Shqiperia e Evropes 
ishte edhe veper e tij!

Por kryevepra mbetet Kosova,
ku me mund, pasion, perkushtim, pa u dorezuar po nderton futbollin e ri, 
te drejte, te ndershem, konkurues,
bazuar tek pasioni e talenti pa fund,
disiplina e serioziteti,
per te dhuruar garen e bukur e argetuese.

Super modeli me te cilin “mundi” UEFA-n e FIFA-n!

Kampion shekullin e shkuar!
Kampion ne shekullin e ri!

Mbi te gjitha;
MODESTIA GOLI ME I BUKUR PREJ TIJ KETE SHEKULL!

Kujtim rinie ishe Kampion,
aty do jesh, per cdo shqiptar!

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"