Vdekja e presidentit, Leisteri merr vendimin e parë për ta nderuar gjatë ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 21:32

Vdekja e presidentit, Leisteri merr vendimin e parë për ta nderuar gjatë ndeshjeve

Ndarja tragjike nga jeta e presidentit të Leister Sitit, ka lënë pas një hidhërim të madh tek kampi i ekipit anglez. Për të zhdukur sado pak këtë pikëllim, ka ardhur edhe ndryshimi i parë tek “dhelprat”.

435828_TS_07-11-18_2351995151_

Në momentin e shënimit të golave, nuk do të përdoret më kënga që vendosej zakonisht, “Fire” nga Kasabian. Ky vendim është marrë pasi në një moment të saj, thuhet “unë jam në zjarr”,  dhe kjo gjë në shenjë respekti, për të mos risjellë në mendje vdekjen e Srivaddhanaprabha, i cili humbi jetën pasi helikopteri u përfshi nga flakët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"