Vdekja e papritur, kush ishte Fadil Vokrri, Maradona i shqiptarëve të Kosovës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 11:19

Vdekja e papritur, kush ishte Fadil Vokrri, Maradona i shqiptarëve të Kosovës…

Fadil Vokrri, presidenti i Federatës Kosovare  të Futbollit, ndëroi jetë sot papritur, pas një ataku kardiak. Ai konsiderohet njeriu më me miritën më të madhe për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.

vokri-696x392

I lindur në Podujevë, Fadil Vokrri njihej edhe si Diego Maradona shqiptar, për shkak të mënyrës si lëvizte dhe forcës me të cilën gjuante. Idhulli i të gjithë shqiptarëve të Kosovës, Vokrri shkëlqeu me FC Prishtina, duke regjistruar madje disa paraqitje për përfaqësuesen e Jugosllavisë.

vokrri

Pikën kulmore në fanellën kaltërebardh Vokrri dhe yjet tjerë shqiptarë e arritën kur e mposhtën Yllin e Kuq të Beogradit në shtëpinë e vet, në Marakana. Karrierën Vokrri e pati nisur tek KF Llapi, për të kaluar në Prishtinë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar – për të cilën skuadër në 172 paraqitje shënoi 55 gola.

34985158_1876524739075648_4827120590152269824_n

Pastaj ai u transferua tek Partizani i Beogradit ku në 55 paraqitje arriti ta tundë plot 15 herë rrjetën kundërshtare. Fadil Vokrri ishte ndër të parët shqiptarë që arriti ta çelte derën për të luajtur në skuadrat e huaja, duke luajtur për Nimes dhe Fenerbahçe.


Ai ishte i preferuari i tifozëve të skuadrës turke, por shkëlqimin që e pati arritur tek Prishtina dhe Partizani nuk mund ta shfaqë asnjëherë në tokën turke. Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës të Futbollit të Kosovës, me mandat katërvjeçar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"