Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë II vazhdon të ndikojë te futbolli, UEFA vendos shtyrjen e ndeshjes së Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 15:53

Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë II vazhdon të ndikojë te futbolli, UEFA vendos shtyrjen e ndeshjes së Champions-it

Vdekja e Mbretëreshës së Anglisë, Elizabetë II duket se do të vazhdojë të ketë ndikim te futbolli edhe pas anulimit të ndeshjeve të kësaj jave në Premier Ligë, ku këtë herë e ka pasur radhën ndeshja e Ligës së Kampionave mes Reinxhërs dhe Napolit.

6756

Ky takim që ishte parashikuar të luhej ditën e martë të datës 13 shtator është zhvendosur për ditën e nesërme në datën 14.

UEFA ka zyrtarizuar gjithçka në ditën e sotme ku qartësohet se ky vendim vjen si pasojë e ndarjes së papritur nga jetë të Mbretëreshës Elizabetë II gjë që ka sjellë dhe ndryshimin e ditës së ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"