Vdekja e Maradonës, mjeku personal që e shoqëroi për 33 vite hedh akuzat e forta: Kjo gjë është një budallallëk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 22:30

Vdekja e Maradonës, mjeku personal që e shoqëroi për 33 vite hedh akuzat e forta: Kjo gjë është një budallallëk

Afredo Kahe ishte mjeku personal i Diego Armando Maradona për 33 vjet, teksa kishte qenë me të për një kohë të gjatë pavarësisht se së fundmi nuk kishte të njëjta relata si më parë, mjeku në një prononcim të dhënë se fundmi për “Telefe Noticias”, ka ngritur dyshim të shumta për vdekjen e legjendës së futbollit.

Maradona mjeku

Sipas tij, Maradona nuk kishte marrë kujdesin e duhur mjekësor, në spitalin ku ishte u shtruar së fundmi.

“Ndjej dhimbje të madhe. Një vdekje e pazakontë, në sensin që Maradona nuk është kuruar. Para së gjithash, ai duhej të qëndronte i shtruar në spital. Nuk ka mundësi që një pacient në gjendjen e tij të dalë nga spitali një javë pas asaj lloj ndërhyrjeje kirurgjikale.

mjeku

Ta çosh në shtëpi pas një jave, është një budallallëk. Ai duhej të kishte një mjek që ta ndiqte nga afër dhe ta ndihmonte në rast emergjence. Dhe kjo nuk ka ndodhur. Kontrolli kardiovaskular për mendimin tim nuk ishte i plotë, nuk u kujdesën siç duhej. Unë nuk e di sa kohë iu desh mjekut për të mbërritur. Diego nuk duhet të ishte në shtëpi, kjo është ajo që unë mendoj ”, – ka theksuar Kahe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"