Vdekja e ish-boksierit Skënder Kurti, reagon presidenti Meta: Lamtumirë kampion!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 20:47

Vdekja e ish-boksierit Skënder Kurti, reagon presidenti Meta: Lamtumirë kampion!

Ish-boksieri dhe trajneri Skënder Kurti nuk ia doli që ta fitonte betejën me virusin e mallkuar Covid-19 dhe sot u nda nga jeta. Një ditë e zezë kjo për sportin shqiptar, që humbi një kampion dhe një njeri shumë të dashur për të gjithë.

Skender Kurti

Lidhur me këtë lajm të tragjik ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili me anë të një postimi ka shprehur hidhërimin e tij.

Ja postimi i plotë i kreut të shtetit:

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të boksierit? dhe trajnerit të shquar të Ekipit Kombëtar??, njërit prej ikonave të sportit kryeqytetas, Skënder Kurti!

I admiruar nga të gjithë brezat e sportdashësve për rezultatet e tij në ring dhe pasionin e jashtëzakonshëm për sportin e dorezave, Ner Kurti gëzonte respektin e të gjithëve, veçanërisht të tironasve të mrekullueshëm që aq shumë e donin dhe i donte!
Edhe në këto ditë të vështira i madhi Ner Kurti luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet lehtë!

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve, bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë, në veçanti qytetarëve të Tiranës e tifozave të ngjyrave bardhë e blu⚪? për këtë humbje të pazëvendësueshme!

LAMTUMIRË KAMPION! ?“, shkruan Presidenti Meta në rrjetin social.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"