Vdekja e babait/ Rrëfimi i pazakontë i legjendës Gaskoin: E godita me kokë, e qëllova me grusht dhe u hakmora për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 23:44

Vdekja e babait/ Rrëfimi i pazakontë i legjendës Gaskoin: E godita me kokë, e qëllova me grusht dhe u hakmora për…

Legjenda e futbollit anglez, Pol Gaskoin, rrëfen se si ka goditur trupin e pajetë të babait të tij në spital, në shenjë hakmarrjeje për mëkatet e tij në të shkuarën. “Gaza” fajësoi të atin e tij pse e futi në një çmendinë pas përpjekjes së ish-futbollistit për të shpëtuar vrasësin në arrati të një polici Raul Moat në 2010.

POL GASKONJ

Në një intervistë të fundit, Gaskoin pranon se si e përjetoi vdekjen e të atit nga kanceri në 2018:

“Kur ishim vetëm unë edhe ai në shtratin e spitalit dhe ai vdiq, i kërceva mbi krevat dhe nisa ta grushtoja. E godita me kokë, e qëllova me grusht dhe u hakmora për atë që kishte ndodhur kur isha më i ri. Pastaj u shtriva atje dhe e përqafova për 45 minuta. Ndonjëherë mendoj se është ende atje. Më mungon të shtunave, por ai ishte shumë i ftohtë.

nintchdbpict000383977209

Ai fliste me të gjithë, por nuk fliste kurrë me mua. Më pëlqente ta merrja me vete nëpër botë kur luaja futboll. Në këto momente kur kthej kokën pas, kujtoj më shumë momentet e bukura që patëm me njëri-tjetrin sesa të këqijat. Duhet t’i kem blerë babait rreth 80 makina apo 18 varka dhe shtëpi. U divorcova dhe i dhashë shumë para familjes. Shpenzova shumë për të blerë shtëpi dhe pasuri të tjera”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"