Vdekja e Astorit, UEFA merr vendimin për ndeshjet e kësaj jave në Champions dhe Europa League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 23:03

Vdekja e Astorit, UEFA merr vendimin për ndeshjet e kësaj jave në Champions dhe Europa League

Vdekja tragjike e futbollistit 31-vjeçar, Davide Astori ka tronditur si sportdashësit në mbarë botën ashtu edhe institucionet.

davide-astori

Pasi Federata Italiane e Futbollit i shtyu të gjitha ndeshjet që ishin planifikuar të luheshin ditën e djeshme, UEFA ka vendosur që të mbahet 1 minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e Champions League dhe Europa League të kësaj jave.

Davide Astori, ish-kapiteni i Fiorentinës, ndërroi jetë të dielën në dhomën e hotelit, një vdekje e dyshuar nga një atak kardiak.

Screenshot_11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"