Vazhdon “tersi”, Dembele dëmtohet përsëri për një periudhë të gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2018 | 15:29

Vazhdon “tersi”, Dembele dëmtohet përsëri për një periudhë të gjatë

Nuk kanë fund vuajtjet e Osman Dembeles te Barcelona. Ish-sulmuesi i Borusia Dortmund u ble nga Barcelona për një shifër rekord për klubin asaj kohe, prej 150 milionë eurosh.

DTlW2sQW0AEUEsq

Dembele u dëmtua disa javë pasi kishte mbërritur te Barcelona në shtator dhe dëmtimi zgjati deri në ditët e para të janarit.

dembele

Por kësaj radhe ai ka marrë edhe një goditje tjetër, pasi është dëmtuar përsëri vetëm disa ditë pasi u rikthye në fushën e lojës. Mendohet që dëmtimi i ri mund të zgjasë nga tre deri në katër javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"