Vazhdon “telenovela”, Magani: Jam ende trajner i Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2016 | 17:49

Vazhdon “telenovela”, Magani: Jam ende trajner i Flamurtarit

Gugash Magani vazhdon të jetë trajner i Flamurtarit. Këtë e ka konfirmuar vetë 51-vjeçari, i cili gjithashtu mohon t’i ketë vënë një ultimatum administratorit Sinan Idrizi.

Magani ne stol

Tekniku nga Peqini është treguar i rezervuar që pas largimit nga stoli katër minuta para përfundimit të ndeshjes së humbur 4-0 me Partizanin të hënën. Dje Magani pati një takim me administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi dhe në një prononcim për “SuperSport”-in, trajneri tha sot se i qëndron gjithçkaje që ka thënë në bisedën me drejtuesin e klubit.

Magani nuk ka dhënë hollësi rreth asaj çka është diskutuar në takimin e djeshëm, duke këmbëngulur se temat mbeten konfidenciale mes tij dhe administratorit Idrizi pasi është një çështje e brendshme e klubit. Por ndërkohë ai mohon t’i ketë vënë një ultimatum numrit një të klubit.

Magani Idrizi

Sa i përket mungesës në stërvitje, trajneri ka sqaruar se kjo vjen për shkaqe familjare dhe nuk bëhet fjalë për një braktisje të skuadrës.

Ndërkohë, Magani ka bërë të ditur se do të ketë një takim tjetër me Idrizin, pas të cilit pritet të qartësohet më tepër e ardhmja e trajnerit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"