Postuar: Tetor 7, 2019 | 19:40
Vazhdon të “snobojë” Juven, Haland ka në mendje vetëm…
Erling Haland, sulmuesi norvegjez, i Salcburgut është një nga lojtarët më të spikatur të momentit.
19-vjeçari në 11 ndeshjet e para të sezonit ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 5 asist. Juventusi ka qenë skuadra, e cila i ka bërë një ofertë lojtarit janarin e shkuar. Por, Haland vazhdon ta snoboj edhe tani “Zonjën e Vjetër”.
Siç raporton “Don Balon”, norvegjezi ka në mendje vetëm Realin e Madridit. Ai do të vazhdojë të snoboj jo vetëm Juven, por çdo skuadër pasi dëshira e tij është të shkojë në Madrid.
Mbetet të shihet nëse Reali do ta rrëmbejë norvegjezin, që deri tani rezulton një makineri golash.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"