Vazhdon të shkëlqejë, ish-lojtari i Skënderbeut zgjidhet në formacionin e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 16:40

Vazhdon të shkëlqejë, ish-lojtari i Skënderbeut zgjidhet në formacionin e javës

Sabien Lilaj nuk u nda me mënyrën më të mirë nga klubi i Skënderbeut në këtë merkato vere, por gjithsesi tashmë duket se ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë, tek ekipi azerbajxhanas i Gabalas.

lilaj

Në ndeshjen e luajtur këtë fundjavë, e vlefshme për javën e katërt të Premier Ligës azere, ish-mesfushori i korçarëve, është zgjedhur në formacionin e javës. Edhe pse Gabala u mund 1-0 në transfertë me ekipin Sabah Baku, Lilaj i ka bindur të gjithë me performancën e tij në fushë.

Kjo është hera e dytë, që 29-vjeçari, zgjidhet në 11-shen më të mirë të Premier Ligës në kampionatin azer, në vetëm 4 javë të luajtura.

lilaj formacioni i javes 4 azerbajxhan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"