

Apolonia ka fituar edhe titullin kampion në Kategorinë Superiore për 19-vjeçare, teksa ka mposhtur ditën e sotme në finale Internacional Tiranën me rezultatin 3-2.
Ndeshja e cila është më e rëndësishme për kampionatin e moshave, u luajt në “Elbasan Arena”, dhe dhuroi spektakël me gola dhe emocione.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa edhe e dyta ishte e barabartë, deri në minutën e 88’ kur Mehmeti shënoi golin e fitores për Apoloninë.
Ky është titulli i dytë për ekipet e moshave të klubit fierak në pak ditë. Të dielën e kaluar KF Apolonia u shpall kampione e Kategorisë së Parë U-17.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"UVIL ZAJMI