Vazhdon ringritja e Luftëtarit, miratohet buxheti për gjirokastritët. Zbulohet shifra e investimeve nga bashkia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 9:32

Vazhdon ringritja e Luftëtarit, miratohet buxheti për gjirokastritët. Zbulohet shifra e investimeve nga bashkia

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës miraton buxhetin për AF Luftëtari, duke i hapur rrugë ndërtimit të ekipit të ri. Në mbledhjen e zhvilluar dje, në rend të ditës ishte edhe futbolli. Me votim unanim u miratua shuma prej 10 milionë lekësh (të rinj) për këtë fondacion, që do të shërbejë edhe për merkaton. Ishte vetë kryebashkiaku Flamur Golemi që zbuloi fondin, ndërkohë që ka folur dhe për punimet që do të nisin në Fushën e Vjetër dhe pallatin e sportit.
af luftetari
Ai u ndal edhe tek investimi më madhor, që kap shifrën e 32 milionë e 272 mijë lekëve (të rinj) dhe do të përqendrohet në përmirësimin e infrastrukturës për rreth stadiumit “Gjirokastra”. Këto investime parashikohet të kryhen gjatë dy viteve të ardhshme dhe konsistojnë në zgjerimin e rrugës rreth stadiumit, duke zhvendosur kangjellat aktuale, shtimin e hapësirës së gjelbër dhe ndërtimin e një piste bashkëkohore në shërbim të komunitetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"