Vazhdon puna në “kantierin Skënderbeu”, zbulohen futbollistët e skarcuar nga Ahmataj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 22:50

Vazhdon puna në “kantierin Skënderbeu”, zbulohen futbollistët e skarcuar nga Ahmataj

Vazhdon puna në “kantierin Skënderbeu”. Korçarët janë duke u përgatitur për ndërtimin e ekipit për sezonin 2020-2021, ndaj rrjedhimisht edhe hyrje-daljet nuk kanë të sosur në mesin e lojtarëve në provë.

Ahmataj Skenderbeu

Nuk dihet se kur do të mbyllet procesi i seleksionimeve, por gazeta mëson se dy ditë më parë në kampingun “Tropikal” në Durrës, janë shtuar tre lojtarë të rinj (mes të cilëve edhe Gjoleka, autori i golit në testin ndaj Shijakut). Edhe largimet kanë qenë po kaq.

Trajneri Julian Ahmataj ka vendosur që Alesio Bimai i ardhur nga Greqia nuk do ë jetë më pjesë e Skënderbeut në vazhdim, ashtu si Vasil Tuni e Holker Suvarija. Ata nuk kanë bindur maksimalisht, ndaj nuk do të qëndrojnë. Pritet që “skarcime” të ketë edhe në ditët e tjera, ndërsa stafi teknik vazhdon të jetë në pritje të afrimeve cilësore.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"