Vazhdon “pazari” në Superiore, klubi i Superligës kosovare afron dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2018 | 19:50

Vazhdon “pazari” në Superiore, klubi i Superligës kosovare afron dy lojtarë

Klubi i Gjilanit në Superligën kosovare ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, teksa ka afruar edhe dy futbollistë nga Kategoria Superiore.

SC-Gjilani-1-696x464

“Gazeta sheshi” raporton se tek Gjilani do të shkojnë Brunild Pepa dhe Ansi Nika. Pepa vjen nga Lushnja, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë, Bylysit, Flamurtarit dhe Teutës.

pepa-658x370

Ndërkohë Ansi Nika vjen nga skuadra e Laçit. Më pari ai luajti edhe te Tirana, Kukësi, Teuta dhe Vllaznia.

Nika-Mici

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"