Vazhdon “operacioni fshesa” te Egnatia, pas Camajt ikën edhe sulmuesi i afruar me bujë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2023 | 21:56

Vazhdon “operacioni fshesa” te Egnatia, pas Camajt ikën edhe sulmuesi i afruar me bujë

Egnatia po bën lëvizje të rëndësishme në këtë pikë të sezonit. Rrogozhinasit kanë menduar që të afrojnë emra cilësore, por edhe të largojnë lojtarë të cilët nuk janë shfaqur në nivelet e kërkuara prej tyre në pjesën e parë të edicionit.

delarzh egnatia

Kështu, pas largimit të Camajt dhe Hysenit, të paralajmëruar nga “Panorama Sport”, ka ardhur njoftimi për prishjen e kontratës edhe me Xhon Delarzh. Kongolezi 32-vjeçar, i cili shihej si një emër i cili do të bënte diferencën në këtë klub, nuk është shfaqur thuajse asnjëherë në lartësinë e bujës me të cilën kishte mbërritur në kampionatin tonë.

Vetëm 4 gola në 26 ndeshje në një vit te Egnatia, ishin shumë pak për të bindur klubin që ai mund të japë një kontribut të rëndësishëm në vijim në repartin e avancuar. Ndaj Egnatia ka mbyllur kontratën edhe me të, ndonëse tashmë trajneri Duro për momentin ka më pak alternativa në dispozicion në repartin e avancuar.

egnatia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"