Vazhdon nxjerrja e delegatëve, sot mblidhet Shoqata e Futbollit në Fier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 10:48

Vazhdon nxjerrja e delegatëve, sot mblidhet Shoqata e Futbollit në Fier

Pas polemikave me zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit të Tiranës, akuzave për shtim të numrit të delegatëve, si dhe braktisjes së asamblesë nga Eduard Prodani, FSHF vazhdon të nxjerrë kryetarët e shoqatave dhe delegatët me të drejtë vote. Ditën e sotme, datë 27 janar, do të mbahen punimet e asamblesë së përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Fier.

SHOQATA RAJONALE E FUTBOLLIT FIER

Kjo shoqatë, sipas vendimit të datës 10 janar nga FSHF, do të ketë 4 vota në dispozicion në asamblenë zgjedhore më 2 mars. Një prej këtyre votave është ajo e kryetarit të shoqatës, që do të zgjidhet nesër përballë askujt, pasi kandidati i propozuar nga Shakohoxha, Elidon Demiraj, nuk është pranuar të garojë për këtë post.

Ai ka denoncuar që përpara 20 ditëve se nuk arrin dot të regjistrohet.

“Kemi afat deri sot në mbrëmje për t’u regjistruar, mirëpo është zhdukur kryetari aktual i zyrës rajonale të Fierit, Maksim Tegu. Prej ditës së djeshme ai ka fikur telefonin dhe nuk gjendet askund, ndërkohë që dokumentet për regjistrim nuk kemi ku t’i dorëzojmë, sepse edhe zyrës i ka vendosur drynin dhe nuk ka asnjeri.

Sipas procedurës, ne duhet t’i dërgojmë dokumentet me e mail, por edhe dorazi. Me email i kemi dërguar, ndërsa dorazi nuk po mundemi dot. Kam folur pak më parë edhe me juristin e FSHF-së, Aldi Topçiun, dhe ai më tha se do të përpiqej që të më lidhte me Maksim Tegun, por deri tani asgjë nuk ka ndodhur. Më duket si një tentativë për të mos më regjistruar, por do të ishte skandaloze.

Nuk mund të veprohet në këtë mënyrë”, ishin fjalët e Demirajt në datën 6 janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"