Vazhdon mbështetja për Egnatian, emigrantët rrogozhinas ndihmojnë ekipet e moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 12:30

Vazhdon mbështetja për Egnatian, emigrantët rrogozhinas ndihmojnë ekipet e moshave

Futbolli futet ndër thesaret e mëdha të jetës shpirtërore të qytetarëve të mrekullueshëm të Rrogozhinës. Dhe këtë gjë kanë pasur si parim bazë, shumë breza nga ky qytet, si para viteve ’90, ashtu dhe mbrapa. Dy “panorama kohore” jetuar në epoka të ndryshme, por e njëjta dëshirë e zjarrtë për atë çka transmeton dhe jep në fushën e blertë, “sfera e rrumbullakët”, loja më popullore që ndiqet me shumë pasion.

egnatia

Një grup emigrantësh rrogozhinas, që janë të lidhur shpirtërisht me skuadrën e tyre të zemrës, kanë mbi dy dekada që kanë ndihmuar me bazë materiale, jo vetëm ekipin e parë, por dhe ekipet e grupmoshave. Dhe në krye të këtij grupi është Ferdi Avdiu, një sipërmarrës në Toskana, Itali. Merita e tij qëndron edhe në faktin se ka arritur të tërheqë dhe një grup të tërë emigrantësh rrogozhinas për të dhënë kontributin e tyre.

Ndihma e radhës? Me rastin e ngjitjes në Superiore të KF Egnatia, iu dhurua qytetit libri “EGNATIA NDERI I RROGOZHINËS “, i autorit Fatmir Efica, që shumë ekipe do ta kishin zili.

egnatia 2

Ndërkohë, vëllezërit Ilir e Saimir Doda, ish-futbollistë të Egnatias në vite, edhe pse për pak kohë, dhuruan për ekipet e akademisë 50 fanella dhe po përgatisin së shpejti dhe 50 të tjera. Ata kanë menduar se investimi në ekipet e grupmoshave ka rëndësi të jashtëzakonshme, është e ardhmja, fidanishtja e filizave të reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"