Vazhdon marshimi bardheblu , Seferi dhe Ngo i japin fitoren Tiranës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 18:51

Vazhdon marshimi bardheblu , Seferi dhe Ngo i japin fitoren Tiranës (VIDEO)

Tirana ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat. Bardheblutë kanë mundur në “Air Albania Stadium” Kastriotin me rezultatin 3-0. Protagonist absolut i kësaj sfide ishte Taulant Seferi me dy gola.

 

tirane

Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët patën raste të pafundme për të shënuar. Mungesa e saktësisë dhe pritjet spektakolare të portierit të Kastriotit, Sali i mohuan goleadën kryeqytetasve.

Ndeshje u zhbllokua në minutën e 22 me Taulant   Seferin, i cili realizoi me një goditje nga jashtë zone. Ishte përsëri ai që dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Kastrioti rriti ritmin e lojës duke krijuar disa raste, por pa mundur të shënojë. Për t’i vënë kapakun sfidës mendoi Majkëll Ngo. Sulmuesi i Tiranës shënoi pas një pasimi shumë të bukur brenda zone dhe me të majtën e tij e çoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore Tirana shkëputet në vendin e parë në kampionat me 27 pikë, kurse Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 5 pikë.

TIRANA-KASTRIOTI  3-0

22′ 45′ Seferi, 74’Ngo

MINUTË PAS MINUTE

93’ Përfundon ndeshja, Tirana mund Kastriotin me rezultatin 3-0

90’ Jepen tre minuta shtesë në fundin e sfidës

74’ GOOL, Tirana shënon golin e tretë. Sulmuesi Majkëll Ngo realizon me këmbën e majtë. Ky ishte i katërti gol për të në kampionat dhe i dyti radhazi

72’ Zëvendësim i dyfishtë për Kastiotin. Dida dhe Hasani hyjnë në fushën e lojës

70’ Zëvendësim në radhët e Tiranës. Hoti zë vendin e Limaj

64’ Zëvendësim për Kastriotin, largohet Prodani për Reçin

56’ Super gjuajte e Hoxhallarit nga goditja e dënimit. Topi kalon mbi murin mbrojtës dhe tund shtyllën. Tirana pranë golit të tretë

52’ E para goditje nga këndi në pjesën e dytë, Kastrioti vazhdon sulmet e njëpasnjëshme ndaj Tiranës

45’ Fillon pjesa e dytë, zëvendësim në radhët e Kastriotit. Basha zëvendësohet nga Llugja

45+2’ Mbyllet pjesa e parë mes skuadrave. Tirana është në avantazh 2-0 ndaj Kastriotit me Taulant Seferin protagonist me dy gola

45’ GOOL, përsëri ai. Taulant Seferi shënon golin e dytë të sfidës . Topi i rikuperuar nga Ngo, u shfrytëzua mjaft mirë nga Seferi, i cili me një parabolë kaloi portierin e Kastriotit

40’ Rast tjetër për vendasit. Limaj tenton goditjen nga jashtë zonës, por gjuajta ishe qendrore. Asnjë vështirësi për portierin e Kastriotit

34’ Goditje surprizë e Hoxhallarit. Kapiteni i Tiranës pa daljen e portierit kundërshtar dhe tentoi golin, por goditja e tij përfundoi në tribunë

32’ Karton i verdhë për Vesel Limaj. Mesfushori pretendoi për një faull, por aksioni nuk u ndal dhe ai e largoi topin me dorë duke u ndëshkuar

28’ Rast flagrant përballë portierit i Totres, por gardiani i Kastrioit i mohon golin  duke ju hedhur përpara këmbëve

22’ GOOL, Taulant Seferi zhbllokon ndeshjen me një goditje që prek shtyllën e djathtë të portierit dhe përfundon në rrjetë

13’ Faull për vendasit, lojë e rrezikshme ndaj Gjumsit. Goditje dënimi për Tiranën

10’ Rast i mirë për Tiranën. Vesel Limaj provon të shënojë nga distanca, por topi përfundon jashtë

8’ Qarkullim i topit nga vendasit, Tirana ka kontrollin e lojës

5’ Erion Hoxhallari nis aksionin e Tiranës nga mbrojtja

2’ Neziri bllokon një rast të mirë të Seferit

1’Fillon ndeshja, Tirana shkelmon topin e parë

16:45 Vonohet fillimi i ndeshjes sepse mungon autombulanca

Formacionet zyrtare:
Tirana : Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Totre; Limaj,
Gjumsi, Seferi; Ngo

Kastrioti : Sali, Neziri, Kodra, Hysein, Prodani, Karakaçi, Basha, Ogebugu, Onanuga, Greca, Ajazi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"