Vazhdon makthi për Serxhio Ramos, Poçetino dorëzohet për mbrojtësin: Shpresojmë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2021 | 22:20

Vazhdon makthi për Serxhio Ramos, Poçetino dorëzohet për mbrojtësin: Shpresojmë që…

Serxhio Ramos “thyhet” përsëri. Ky është lajmi i keq që ka ardhur në këtë fundviti te PSG, me trajnerin Mauricio Poçetino i cili tashmë bën plane vetëm si të shohë në stërvitje mbrojtësin spanjoll që po vuan në mënyrë të pazakontë problemet fizike.

ramos

Lojtari debutoi me PSG-në më 28 nëntor ndaj St. Etien, por më pas u kthye përsëri në infermieri, për shkak të problemeve që e kanë shoqëruar që kur u bë fillimisht pjesë e skuadrës në muajin korrik. Lojtari u kthye në stërvitje me grupin që nga ajo ndeshje vetëm 1 ditë, për të vazhduar më pas punën i diferencuar nga të tjerët.

Trajneri Mauricio Poçetino, ka bërë të qartë se tashmë mbeten vetëm shpresat që të shohë lojtarin përsëri në skuadër para fundit të vitit. “Shpresojmë që ta kemi përsëri në grup deri atëherë. Por nuk besoj se dëmtimi ishte pasojë e ndeshjes ndaj St. Etien. Ai ndjehej mirë, por pastaj u shfaqën përsëri këto shqetësime”, theksoi Poçetino.

Viti 2021 ka qenë i tmerrshëm për Serxhio Ramos, i cili për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme ka luajtur në total vetëm 6 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"