Vazhdon lufta Porto-Siti, portugezët sulmojnë anglezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 18:50

Vazhdon lufta Porto-Siti, portugezët sulmojnë anglezët

Pas përplasjes Konseisao-Guardiola në ndeshjen e vajtjes, barazimi Porto-Siti 0-0 në “Dragao” konfirmoi vendin e parë për anglezët dhe kualifikimin e portugezëve në 1/8-at e Champions-it, por sërish mes dy klubeve nuk e vendos paqja.

City-Porto

Mançester Siti ka protestuar pas një shkrimi të klubit luzitan në revistën pas ndeshjes, ku Fernandinjo sulmohet se i mungon klasi dhe duhej ndëshkuar me karton të kuq pasi akuzoi lojtarët e Portos për simulim.

Bernardo Silvën e quanin një të dënuar për racizëm pasi incidentin me shokun e skuadrës Mendi, ndërsa Guardiolën e etiketonin me fat që fitoi një pikë. As trajneri Konseisao nuk e kurseu ironinë: “Edhe unë po të isha si ai do isha i mërzitur nëse nuk do fitoja me skuadrën që ka dhe me buxhetin e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"